Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

27 tetor 2024 | 13:15

Pesë ditët e ardhshme do të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Të hënën temperaturat maksimale do parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius, të martën 19-21, të mërkurën 17-19, të enjten 17-19 ndërkaq të premten 14-17.

Njoftimi  i plotë nga IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjett 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte – Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca Paqembajtëse e NATO-s në Kosovës, KFOR-i, ka kryer trajnime…