Ancelotti me kritika për Mbappen: Kishte tre apo katër shanse, duhej t’i finalizonte

27 tetor 2024 | 14:56

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka kritikuar sulmuesin Kylian Mbappe që humbi tre apo katër raste ndaj Barcelonës.

Madrilenët u turpëruan në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 0:4, sfidë që shkoi jashtëzakonisht keq sidomos për Mbappen, i cili ishte në pozitë jashtë loje plot tetë herë.

Ancelotti tha se e kanë ditur se Barcelona do të përdorte ‘kurthin e pozitës jashtë loje’, por nuk arritën ta merrnin avantazhin.

“E dinim se do të luanin me vijë të lartë dhe nuk mund ta merrnim avantazhin”.

“Mbappe disa herë ishte në pozitë jashtë loje, por kishte tre apo katër shanse dhe i duhej t’i përfundonte më mirë”, deklaroi ai.

Mbappe në fakt realizoi dy herë në “El Clasico”, sidoqoftë të dy golat ishin në pozitë jashtë loje. Ai gjithashtu u bë lojtari me më së shumti herë që ishte në pozitë jashtë loje në top pesë ligat evropiane këtë sezon.

Real Madridi tani duhet të këndellet sa më parë nëse dëshirojnë të vazhdojnë luftën për titullin kampion, meqenëse dallimi nga Barcelona veçse është gjashtë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja amerikane “Washington Post” (VP), ka raportuar se miliarderi…