Totti: Rikthimi në Serie A nuk është shaka

27 tetor 2024 | 14:58

Legjenda Francesco Totti e ka pranuar se është duke e konsideruar seriozisht rikthimin në Serie A, por që ende nuk e di nëse trupi i tij mund ta përballojë.

Italiani u pensionua në vitin 2017, por së fundmi bëri deklaratën e çuditshme që brenda dy muajve është gati nëse ndonjë klub e thërret.

Në një intervsitë për “TMW”, Totti e ka pranuar se kjo çfarë ka deklaruar nuk është shaka dhe që e ka shumë seriozisht.

“Për Serie A, duhet së paku dy muaj stërvitje. Nuk është shaka, e kam seriozisht”.

I pyetur nëse ka ndonjë skuadër si opsion potencial, Totti u përgjigj: “Po, janë një ose dy skuadra. Tani të shohim se çfarë më thotë trupi dhe koka ime”.

“Koka ime tashmë e di përgjigjen, por të shohim nëse e përballon trupin. Kush mund ta dijë se çfarë mund të blini vitin tjetër”, nënvizoi ai.

Totti zhvilloi ndeshjen e fundit në sezonin 2016/17 te Roma, aty ku kaloi tërë karrierën duke shënuar 307 gola në 786 ndeshje. Ai përndrsyhe e fitoi Scudetton si dhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka kritikuar sulmuesin…