Formacionet zyrtare Arsenal – Liverpool

27 tetor 2024 | 17:03

Arsenali dhe Liverpooli do të takohen në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.

‘Topçinjtë’ hyjnë në këtë takim pas humbjes që pësuan xhiron e kaluar ndaj Bournemouthit me rezultat 2-0, ndërsa Liverpooli e mposhti Chelsean me rezultat 2-1.

Arteta ka vendosur që në këtë takim ta startojë nga minuta e parë me Mikel Merinon si partner i Declan Rice, teksa në formacionin startues është rikthyer edhe Jurrien Timber.

Në anën tjetër Slot ka vendosur që nga minuta e parë ta aktivizojë Darwin Nunez, i cili do të ndihmohet nga krahët që përbëhen nga Luis Diaz dhe Mo Salah.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Raya, Partey, White, Gabriel, Timber, Rice, Merino, Trossard, Saka, Martinelli, Havertz.

Liverpool: Kelleher, Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Mac Allister, Gravenberch, Jones, Diaz, Nunez, Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e një 38-vjeçari, i cili prej 6 muajsh ndodhet…