Tetë gola në derbin Inter – Juventus

27 tetor 2024 | 20:16

Interi dhe Juventusi zhvilluan një triler të vërtet, duke barazuar me rezultat 4-4 në xhiron e nëntë të Serie A. Loja nisi më mirë për Interi që arriti të  fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski  që shënoi për 1-0. Por Juventusi u kthye shpejt në lojë, fal një aksioni të bukur, ku Weston McKennie asistoi te Dusan Vlahovic që shënoi për 1-1. “Zonja e Vjetër” nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Weah që shënoi na afër për 2-1. Që kjo ndeshje do të ishte e madhe u kujdes, Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2.

Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë  e dytë për Interin, ku sërish Zielinski  ishte i saktë për 3-2. Jo vetëm pjesa e parë, por edhe e dyta ishe shumë e fortë dhe me gola. Fillimisht në start Interi, arriti të dyfishojë epërsinë me golin e Denzel Dumfries në minutën e 53-të kur shënoi për 4-2. Por klubi më i madh italian nuk u dorëzua, ndërsa në lojë futi Kenan Ylidin, i cili hapi ndeshjen në minutën e 71-të kur shënoi për 4-3.

“Zonja e Vjetër” mori frenat e lojës në dorë, duke vazhduar të sulmonte dhe kjo iu shpërblye, pasi që Kenan Yildiz shënoi golin e dytë personal për 4-4. Interi mbetet i dyti me 18 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në listën prej 120 emrave, çdo i dyti kandidat i…