Mbin bari në asflatin e shtruar para rreth dy viteve në Podujevë

28 tetor 2024 | 08:37

Një rrugë e cila u shtrua para rreth dy viteve me asfalt në Siboc të Epërm të Podujevës ka nis të dëmtohet. Madje, mbi asfalt ka nis të dalë edhe bari.

Kjo problematikë u trajtua gjatë debatit “Jeta në Komunë” në Podujevë.

Banorët e rrugës “Sejdi Sejdiu” janë ankuar për cilësinë e punimeve në këtë rrugë.

“Kjo rrugë është shtruar në vitin 2022, kanalizimin e kanë qitë edhe se kanë rregullu qysh duhet, se kanë ngjeshë. Pastaj ka shku dheu teposhtë. Se kanë rregullu si duhet, diku vetëm 3 centimetra asfalt ka” – ka thënë Sylejman Sejdiu, banorë i fshatit Siboc i Epërm.

Pamjet dhe deklarimet e banorit i ka komentuar kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi. Ai ka thënë se ka telashe me kompanitë që nuk i kryejnë punët si duhet.

“Janë qito kompani që i kemi, nuk mujmë me i bë as ma të forta. Ka probleme ka lëshime” – ka thënë Bulliqi.

“Ajo rrugë unë e di që është shtruar në vjeshtë, nuk po e di a në 2022 a në 2023. Ka shumë telashe, unë mendoj që është papërgjegjësi e drejtorisë që se ka mbikqyrë këtë projekt” – ka thënë kryetari i Podujevës në “Jeta në Komunë.” /Kallxo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së…