Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, në rend dite dhjetëra pika

28 tetor 2024 | 08:52

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj të radhës.

Në rendin e ditës do të jenë një varg pikash që do të diskutohen, përfshirë këtu edhe seanca plenare e cila ishte paraparë të mbahej më 24 maj, por që ishte shtyrë.

Po ashtu, aty do të diskutohet edhe për seancat e Jashtëzakonshme të datës 11, 14, 16 dhe 24 tetor, e gjithashtu do të diskutohet edhe për mbajtjen e seancës së radhës plenare.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.

Rendin e plotë të ditës mund ta gjeni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
artia e qendrës së djathtë të Bullgarisë GERB fitoi zgjedhjet…