‘Nuk do të doja ta shihja kurrë në këtë gjendje’, Sopi në Hagë me fjalë emocionuese për Jakup Krasniqin

28 tetor 2024 | 11:38

Dëshmitari Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se nuk do të donte ta shihte kurrë në sallë gjyqësore ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Sopi, i pyetur nga Prokuroria e Specializuar lidhur me një video të një vizite të Jakup Krasniqit në lagjen “Kolovicë e Re” ku po qëndronte shtabi i Zonës Operative të Llapit, është shprehur me emocion.

“Kjo çka pash më ngjall emocione, sepse ma kujton zëdhënësin e UÇK-së, njeriu i cili jepte zë dhe jepte shpirt dhe zemër çdo luftëtari, të nderuarin Jakup Krasniqin, i cili në cilësinë e ministrit bën një vizitë në shtabin e Zonës Operative të Llapit”.

“E vërtetë që është Jakup Krasniqi dhe nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë sallë dhe në këtë gjendje”, ka thënë Sopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes…