LPK-ja ka qenë e angazhuar 100% në mbështetje të UÇK-së

28 tetor 2024 | 11:58

Shkruan: Ragip Shala

LPK-ja pos themelimit të UÇK-së, pastaj gjatë luftës (1998 – 1999) ka qenë e angazhuar 100% në mbështetje të UÇK-së.
Angazhimi i LPK-së në efektivat luftarake, frontet e luftës në Kosovë, Operacionin Shigjeta arrinte 60% të anëtarësisë.
Kurse 40% të anëtarëve tjerë janë angazhuar në sektorët politik, diplomatik, logjistikë dhe financiar.
Janë disa qindra anëtarë të LPK-së, të cilët janë ngarkuar me detyra luftarake në zhvillimin e UÇK-së. Disa anëtarë nga brenda vendit, të tjerët nga emigrimi që janë rreshtuar në efektivat luftarake të UÇK-së në Kosovë dhe Operacionin Shigjeta. Janë disa dhjetëra, dhjetëra që kanë rënë dëshmorë në krye të detyrave si: komandantë brigadash, komandantë batalionësh, komandantë njësitesh etj.
Çlirimi i Kosovës prej okupimit serb (qershor 1999) krijoi rrethana që struktura drejtuese, anëtarë dhe veprimtarë të LPK-së të riktheheshin në vendlindje pas shumë viteve në emigrim.
Rikthimi i tyre në vendlindje varion nga 2 – 20 vite.
Janë disa qindra veprimtarë të tillë që janë rikthyer pas shumë vitesh në emigrim duke përfshirë edhe bashkëshortet e tyre, fëmijët e tyre.
Ja disa ndër veprimtarët:
Ali Ahmeti – 15 vite
Agim Sylejmani – 15 vite
Abdulla Prapashtica – 15 vite
Bardhyl Mahmuti – 10 vite
Beqir Beqa – 10 vite
Bislim Elshani -10 vite
Esat Halilaj – 10 vite
Fazli Veliu – 20 vite
Faredin Tafallari – 20 vite
Fatmir Brajshori – 10 vite
Faik Rraci – 10 vite
Hasan Ukëhaxhaj 15 vite
Hasan Mala – 18 vite
Ibrahim Kelmendi – 20 vite
Isa Elshani – 18 vite
Jahir Prenku – 18 vite
Jashar Salihu – 9 vite
Latif Përvetica – 18 vite
Murat Jashari – 15 vite
Maksut Saramati – 18 vite
Mustaf Kelmendi – 18 vite
Muharrem Berisha – 18 vite
Mustaf Xhemaili – 15 vite
Murat Bytyqi – 10 vite
Nazmi Nuha – 18 vite
Nazife Beqa – 10 vite
Qemail Dibra – 18 vite
Ramadan Pllana -2 vite
Ymer Balaj – 8 vite
Rexhë Iberdemaj – 15 vite
Ramadan Avdiu – 10 vite
Rexhë Halimi – 18 vite
Rifat Mula – 18 vite
Ragip Shala – 2 vite
Saime Isufi – 18 vite
Sylë Nuha – 18 vite
Sylë Zhitia – 10 vite
Sabri Kiçmari – 10 vite
Sejdi Gega – 7 vite
Xhafer Shatri – 18 vite
Xhavit Haliti – 14 vite
Xhemail Duraku – 18 vite
Xhevat Kabashi – 7 vite
Xhevat Zeka – 7 vite

Në foto: 1) Një demonstratë në Gjenevë organizuar nga LPK
Foto: 2) Në Kukës gjatë përgatitjes për Operacionin Shigjeta
Foto: 3 ) Në tragetin Adriatik gjatë rikthimit në vendlindje.
Foto: 4) Takim në Zonën Operative të Drenicës në Skenderaj
Foto: 5) Parakalimi fitimtar i UÇK-së në Prishtinë (1999)

Peut être une image de 3 personnes, foule et texte

Peut être une image de 8 personnes

Peut être une image de 5 personnes

Peut être une image de 7 personnes

Peut être une image de une personne ou plus et foule

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)…