‘LDK-ja është rebeluar diçka’, Konjufca ironizon me Abelard Tahirin dhe parinë e Abdixhikut pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

28 tetor 2024 | 12:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar me LDK-në pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Duke folur për numrat që kanë në Kuvend, Konjufca ka thënë se në një kohë Kuvendi kishte funksionuar me 58 deputetë.

Por, sipas Konjufcës, tash LDK-ja është rebeluar.

“Njëherë ka pas funksionuar me 58 deputetë, 57”, ka thënë Konjufca.

Aty ishte edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Efektiv kemi qenë. Jo si ju”, ka thënë Tahiri, të cilit i është kundërpërgjigjur Konjufca.

“Efektiv sepse atëherë ju ngojke LDK-ja, jau votojshin ligjet edhe pse nuk ishte mazhonracë hiç. LDK-ja o rebeluar edhe tash kurrfarë kushti s’po voton, kurrfarë ligji. Nuk e di qysh i keni bind Abelard. Nuk kemi mujtë me bind LDK-në me qenë kaq konstruktive. 60-70 ligje i pati votuar opozita konstruktive, por rrethanat kanë ndryshuar”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e…