EHF shkruan për synimin e Dardaneve për kualifikim në Botëror

28 tetor 2024 | 14:27

Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2025.

Këto katër kombëtare i kanë fituar grupet përkatëse, ndërsa në fazën e parë garuan 12 kombëtare evropiane.

“Beku i djathtë, Leonora Demaj ishte hero i fundjavës për Kosovën, duke shënuar 24 gola dhe duke u bërë golashënuesja më e mirë e fazës së parë”, ka shkruar EHF-ja të hënën.

“Pas kualifikimit në fazën e dytë në edicionin e kaluar, Kosova arriti në fazën e njëjtë sërish. Në kualifikimet për Kupën e Botës 2023, Kosova ishte eliminuar në fazën e dytë nga Polonia. Për Botërorin 2025, te Kosova shpresojnë të arrijnë më shumë. Për fat, e kanë armën e fshehtë në Leonora Demajn. 27-vjeçarja mori vëmendjen e turneut në Belgjikë, ku i shënoi 24 gola në dy ndeshje, më shumë se çdo lojtare tjetër. Pasi i shënoi 11 gola në ndeshjen hapëse ndaj Belgjikës, Demaj kishte paraqitje edhe më të mirë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke shënuar 13 herë dhe duke ndihmuar Kosovën të festojë”, vazhdon shkrimi i Federatës Evropiane.

Për shkëlqimin e kapitenes Demaj ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Shorti i fazës së dytë është më 14 dhjetor në Vjenë. Ndeshjet do të zhvillohen në prill të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i…