Rahoveci të martën e mëson kundërshtarin e ardhshëm evropian

28 tetor 2024 | 15:34

Të martën prej orës 11:00 tërhiqet shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në këtë raund garash është kualifikuar kampioni i Kosovës, Rahoveci, që të shtunën e mposhti thellë skuadrën belge, Sezoens Achilles Bocholt.

Në raundin e tretë janë 32 skuadra, disa prej të cilave shumë të njohura e të suksesshme në gara kontinentale.

Në short, Rahoveci nuk është bartës.
Ndeshjet e para të raundit të tretë të EHF European Cup janë më 23 e 24 nëntor, ndërsa të kthimit më 30 nëntor e 1 dhjetor.
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit:

Handball WEST WIEN (AUT)
HC Izvidac (BeH)
HK FCC Mesto Lovosice (CZE)
AEK Athens HC (GRE)
Olympiacos SFP (GRE)
Haukar (ISL)
Drammen HK (NOR)
ØIF Arendal (NOR)
CS Minaur Baia Mare (ROU)
MRK Krka (SLO)
RK Celje Pivovarna Laško (SLO)
RK Jeruzalem Ormoz (SLO)
Pfadi Winterthur Handball (SUI)
MSK Povazska Bystrica (SVK)
Besiktas (TUR)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë…