Mbi 5.000 të zhdukur nga tërmeti në Indonezi
07 tetor 2018
| 20:03
Më shumë se 5 mijë persona dyshohen të zhdukur në dy nga zonat më të prekura në Palu, zonë e ishullit indonezian të Sulavesit të goditur nga një tërmet i fuqishëm i ndjekur nga një cunami, njoftoi sot një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.
Sutopo Purwo Nugroho shpjegoi para gazetarëve se këto shifra bazohen në vlerësimet e bëra nga krerët e fshatrave Petobo dhe Balaroa, zona të shkatërruara nga katastrofa e dyfishtë që ndodhi më 28 shtator në një zonë ku jetojnë 350.000 banorë dhe ku kërkimet për të zhdukur do të vazhdojnë deri më 11 tetor.
Pas kësaj date ata do të konsiderohen të vdekur. Deri tani janë gjetur 1.763 trupa sipas bilancit të fundit.