Vinicius Jr dhe Reali nuk shkojnë në ceremoninë e Parisit, kuptuan se braziliani nuk e fiton Topin e Artë

28 tetor 2024 | 16:01

Përfaqësuesit e Real Madridit, sikurse edhe protagonisti kryesor, si një nga kandidatët serioz për ta fituar Topin e Artë, nuk do të shkojnë në ceremoninë e këtij eventi.

Njëri prej gazetarëve më të besueshëm të futbollit në botë, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se ky vendim i kampionëve të Evropës, erdhi pasi ata e kanë “kuptuar” se Vini nuk e fiton këtë çmim.

As presidenti Florentino Perez, as trajneri Ancheloti, përfshirë edhe Jude Belingham si njëri prej kandidatëve nga”merengezët” s’do të jenë të pranishëm.

Kujtojmë se në mesin e të nominuarve është edhe futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.

Po ashtu sonte pritet të jepen edhe çmimet për portierin më të mirë, trajnerin më të mirë si dhe skuadrën më të mirë.

Poashtu do të vlerësohet edhe futbollistja më e mirë, ku  favorite kryesore për këtë trofe aktualisht është lojtarja e Barcelonës, Aitana Bonmati.

Organizimi do të udhëhiqet edhe këtë vit nga Sandy Heibert dhe Didier Drogba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Partizanit do vijojë të ruajë kreun e Superligës…