Të mërkurën mbahet kampionati i Kosovës në Gjimnastikë

28 tetor 2024 | 16:32

Federata e Gjimnastikës e Kosovës, të mërkurën me 30 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit do të organizoj kampionatin e Kosovës në Gjimnastikë Artistike për femra dhe meshkuj. Në këto gara kanë marrë pjesë shumë klube të Kosovës me garueset e tyre. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të FGJK-së.

Njoftimi i plotë:

Me datë 30 tetor do të mbahet Kampionati i Gjimnastikës në sallën e gjimnastikës në Pallatin e Rinisë. Për shkak të hapësirës së kufizuar, aktiviteti do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Orari i garave është si vijon:

Ora 10:00-12:00 – Kategoritë Pionere, Juniore dhe Seniore.

Ora 13:00-15:00 – Kategoritë Para-Yllka, Yllka dhe Para-Pionere.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe suksese të gjithë garuesve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës…