Dalin në shitje biletat për tifozët dardanë për ndeshjen Rumani-Kosovë

28 tetor 2024 | 18:26

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që kanë dalë në shitje biletat për përballjen Rumani-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova (për sektorin e tifozëve të Kosovës), në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 15 nëntor 2024, ora 20:45, në ‘National Arena’ në Bukuresht”.

“Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës Rumune në linkun e mëposhtëm: https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO“.

“Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00”.

Ata po ashtu kanë njoftuar që biletat janë të personalizuara dhe në stadium mund të hyjnë vetëm personat me emrin e të cilëve janë blerë biletat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës është bërë me trajner të ri duke…