Forca Strategjike Rezervë e KFOR-it largohet nga Kosova pas misionit 45-ditor

29 tetor 2024 | 08:30

Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua sot nga Kosova, pasi përfundimit të një misioni 45-ditor në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it për të vazhduar kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KFOR përmes një komunikate.

Ky dislokim ka përfshirë si Forcën Rezervë Strategjike ashtu edhe Forcën Rezervë Aleate, po ashtu dhe një sërë detyrash të tilla si patrullimet rutinë dhe misionet e zbulimit, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë Vijës Kufitare Administrative.

Me fillimin e rishpërndarjes, KFOR-i parashikon rritje të lëvizjeve të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake në rrugët kryesore të tranzitit.

“KFOR-i falënderon të gjitha komunitetet për mirëkuptimin e tyre – dhe do të bëjë të pamundurën për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në jetën e tyre të përditshme. Këto lëvizje janë thelbësore për rishpërndarjen e sigurt dhe të rregullt të forcave tona”.

KFOR-it ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e FRS-së gjatë këtij misioni, i cili sipas komunikatës e ka forcuar mandatin paqeruajtës të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të hënën…