55 të vrarë në një sulm izraelit në Gaza
29 tetor 2024
| 08:38
Po raportohet për të paktën 55 persona të vrarë në Gaza pas një sulmi izraelit në qytetin Beit Lahiya.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa dhe mediat e Hamasit raportuan sulmin në qytetin në veri të Gazës, shkruan Sky News.
“Shumë nga të vrarët në sulm ishin gra dhe fëmijë”, ka raportuar Wafa, duke cituar mjekët.