Short i vështirë për Rahovecin në garat evropiane

29 tetor 2024 | 11:42

Rahoveci do të ketë punë të vështirë në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të luajë me skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.

Kjo skuadër në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane. Në vitin 2022 ishte në finale. Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshmë në gara kontinentale.

Ndërkohë liga rumune vlerësohet shumë e fortë.

Por “vreshtarët” janë të përkushtuar për paraqitje sa më të mirë dhe për të kërkuar tjetër sukses historik. Ndeshja e parë është më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani. Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…