Bostoni dhe Oklahoma ‘poker’ fitoresh në Lindje, humbja e parë sezonale për Lakersat

29 tetor 2024 | 12:25

Boston Celtics vijon të jetë i pamposhtur në NBA, duke korrur fitoren e katërt radhazi. Kampionët mundën me rezultat 119-108 rivalët e Milwaukee, në një ndeshje të dominuar prej tyre. Kolektiviteti i Bostonit bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Brown 30 pikë).

Për Bucks, Lillard me 33 pikë e Antetokounmpo me 30 nuk mjaftuan për të fituar. Me katër fitore edhe ekipi i Cleveland, që fitoi me rezultat 110-104 në fushën e New York. Garland me 34 pikë ishte lider për Cavaliers. Humbjen e parë sezonale pësoi skuadra e Lakersave, që u mund me rezultat 109-105 nga Phoenixit. Sfidë e ekuilibruar, ku dyshja Booker-Durant realizoi 63 pikë së bashku për Suns.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri Chicagon, që mundi me rezultat 126-123 Memphis (LaVine 30 pikë). Fitorja e parë sezonale për Denverin, që mundi në kohën shtesë Toronto me rezultat 127-125. Jokiq me 40 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Rezultatet

Orlando – Indiana            119-115
Atlanta – Washington       119-121
Boston – Milwaukee        119-108
Miami – Detroit               106-98
New York – Cleveland     104-110

Toronto – Denver             125-127
Memphis – Chicago         123-126
San Antonio – Houston    101-106
Dallas – Utah Jazz           110-102
Phoenix – Lakers             109-105
Sacramento – Portland     111-98

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Marrë nga shkrimet e ish udhëheqësit të LPK-së, heroit, Afrim…