‘Hera e fundit, mbylle gojën’,  përplasen Salih Zyba, Fitore Pacolli dhe Ganimete Musliu për manganin në Badovc

29 tetor 2024 | 12:17

Deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e Salih Zyba janë përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë mbledhjes së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Kjo e fundit, ka kërkuar që t’u bëhet inspektim kafiterive në lidhje me ujin që shërbehet, pas vlerave të larta të manganit në liqenin e Badovcit.

Fillimisht, Musliu ka thënë se shteti duhet të asistojë ofrimin e mundësisë së furnizimit nga vende të tjera, dhe jo nga Badoci.

“Nuk munden qytetarët me zgjidhë këtë problem, secili institucion duhet të alarmohet, të ngritët inspeksioni. Të inspektohen gastronomitë në ato zona ku kanë kyçje në Badovc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë nga vende të tjera, dhe jo nga Badovci”, ka thënë Musliu.

Deputetja ka kërkuar që qytetarët të sensibilizohen më shumë për mospërdorimin e këtij uji: “Qytetarët i informon, i thua uji nuk pihet, por ai ka probleme madhe për larje, edhe pastrimin e dhëmbëve edhe për gjithçka tjetër. Janë pasojat shumë të rënda që i shkakton kontaminimi me mangan. Opinionin nuk e kemi sensibilizu sa duhet për mospërdorimin e këtij uji. Edhe mediat i lus që ta shpërndajnë këtë lajm sa ma shumë, që të vetëdijesohemi si shoqëri për mospërdorimin e këtij uji”.

Këtu ka ndërhyrë deputeti i LV-së, Salih Zyba, duke u shprehur: “Më fal se kjo thirrje është e papranueshme…”.

Një gjë e tillë nervozoi deputeten Musliu, i cili kërkoi nga ai që mos t’ia ndërprejë fjalën, duke kërkuar edhe intervenimin e deputetes Pacolli.

“S’ki të drejtë ti me ma ndërpre fjalën, hera e fundit le të jetë. Ti s’ki të drejtë, a po ia ndalë fjalën, a ia ndali unë. Kur të kryjë unë, ti e merr…Ti s’ma tërhjek vërejtjen se ti nuk je kërkushi. Le të jetë hera e fundit. Le të jetë hera e fundit, t’u e përfunduar kesh. Na takon neve, o zotëri mbylle gojën mos ndërhyj”, ka thënë Musliu.

Sipas Pacollit, kjo nuk është çështje që u takon deputetëve:

“A mundësh me përfunduar? Nuk është çështja që na takon neve, ti mundesh me mbajt fjalim…”.

Më pas është deklaruar sërish Zyba: “Ty nuk të takon me bë thirrje, rri në rend të ditës”.

“Nuk e ndërprenë se s’po më len. A është në rregull ky me më ndërhy mua? Bëhuni korrekt, krijo kushte me mbajt fjalën. Kaq. Mos më ndërhyni. Kërkoj nga inspektorati të dalë dhe t’i inspektojë lokalet”, ka thënë deputetja Musliu.

Ndërkohë, Pacolli e ka akuzuar Musliun se po bënte deklarata të tilla për shkak të fushatës, derisa përsëriti se nuk u takon atyre të bëjnë thirrje.

“Po përsëris edhe një herë, sa i përket, mundesh me shfrytëzuar këtë mbledhje për fushatë. Nëse e ki institutit që është përgjegjës, kur institute lëshon mesazh mos me përdorë ujin, atë mesazh e merr edhe gastronomia, jo vetëm një qytetar. Tjetra, nuk na takon të bëjmë thirrje, edhe sa i përket pastrimit mundet me u përdor je tu i keqinformuar qytetarët, mos keqinformo, unë i besoj institutit, se është autoritet kompetent”, ka thënë ajo.

Në fund, Musliu ka theksuar: “S’është keqinformim. E ki shumë gabim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Kapiti është lojtari më i mirë i javës së…