Rodri fiton ‘Topin e Artë’, ky është reagimi i Messit
29 tetor 2024
| 12:56
Legjenda argjentinase, Lionel Messi, ka reaguar pas dhënies së çmimeve në ceremoninë e “Topit të Artë”. Rodri u shpall fituesi i “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierë. Spanjolli përfundoi i pari në listë mbi Vinicius Junior, Jude Bellingham e Dani Carvajal, duke u bërë mesfushori i parë që e fiton këtë çmim, që nga koha e Luka Modriq më 2018.
Gjithashtu, Emiliano Martinez u shpall portieri më i mirë, teksa Lamine Yamal e fitoi çmimin “Kopa Trophy”. Në rrjetet sociale, tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi ka shkruar: “Urime për të gjithë fituesit dhe të nominuarit për ‘Topin e Artë’. Veçanërisht për Dibu (Martinezin), sa i madh, edhe një çmim tjetër si më i miri i botës. Po ashtu edhe Lautaros, Garnachon e Scalonit”.