Abdixhiku pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave: Që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro
29 tetor 2024
| 13:23
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, ka njoftuar për rritjen e pagave.
Sipas vendimit të qeverisë, pagat do të rriten, në janar 55 euro e në korrik 110 euro.
Por, i pari i LDK-së ka dhënë një premtim tjetër, e që e tejkalon vendimin e qeverisë.
Sipas Abdixhikut në javën e parë që ai vie në qeveri, koficienti do të bëhet 150 euro.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.