Rritja e pagave, Mustafa i PDK-së: Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me gjysmë koeficienti
29 tetor 2024
| 13:26
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave të shërbyesve publikë.
Ai ka bërë me dije se me këto veprime qeveria Kurti po tregon se është qeveri e arnimeve.
Mustafa ka shkruar në “Facebook” se nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti.
“Qeveri e harrnimeve! Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës! Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti! Tani është koha të ecim përpara me kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, ka shkruar Mustafa.