Musliu ironizon me rritjen e pagave: Qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër
29 tetor 2024
| 14:15
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka komentuar rritjen e pagave nga qeveria.
Ajo ka thënë se qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër.
“Bedri Hamzës kanë filluar me ia pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit. Prej që Partia Demokratike e ka kandiduar për kryeministër u mbytë duke i ‘ngritë’ pagat qeveria. Ama qytetarët tash po numërojnë: nëntor, dhjetor, janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë paralajmëruar se nga janari do të rriten pagat (55 euro në janar dhe 55 euro në korrik) në disa sektorë, si policët, infermierët, ushtarët, mësuesit e zjarrfikësit.