Zëvendësministri Qorrolli merr pjesë në konferencën ministeriale BE – Ballkani Perëndimor në Mal të Zi

29 tetor 2024 | 16:15

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë në konferencën ministeriale BE – Ballkani Perëndimor për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, e cila është bashkëorganizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE dhe Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.

Qorrolli ka bërë me dije se në këtë konferencë është diskutuar për drejtësinë digjitale dhe për kompensimin e viktimave të krimit si dhe krijimin e regjistrit të kompensimit të dëmeve ndaj viktimave të krimit.

“Agjenda përfshiu drejtësinë digjitale, përdorimin e AI në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar në fushën penale me vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian 🇪🇺, si dhe me ato të Amerikës Latine. Një vend të veçantë zuri mbrojtja dhe kompensimi i viktimave të krimit dhe krijimi i regjistrit të kompensimit të dëmeve ndaj viktimave të krimit. Lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar në çështje penale, theksova se Republika e Kosovës 🇽🇰 — është thellësisht e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të viktimave në rastet ndërkufitare dhe kompensimin e viktimave, ndërsa kërkoi harmonizim më të madh ligjor në bashkëpunimin ndërkufitar. Në ministerial, e ripërsërita edhe njëherë rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës edhe nga vendet pjesëmarrëse në forum, në këtë rast Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ndërsa, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar, theksova se, Republika e Kosovës është i vetmi vend i cili duhet të hetojë dhe zhvillojë procesin gjyqësor ndaj Milan Radojiciq dhe grupit terrorist të përfshirë në sulmin e tillë, duke kërkuar edhe një herë nga Serbia që t’i ekstradojnë ata në Kosovë”, ka njoftuar Qorrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë tërheqja e shortit konform Propozicioneve të Garave…