Kapen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 15 000 euro

08 tetor 2018 | 10:25

Gjatë kontrolleve doganore në Han të Elezit janë gjetur të kontrabanduara barna në vlerë mbi 15 000 euro.

“Oficerët doganorë gjatë ekzaminimit të një dërgese parciale e cila kishte destinacion tregun e Kosovës, kanë hasur në këtë sasi të madhe të medikamenteve, respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Ndërkaq, rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Ismajli në Cambridge është shpallur anëtar i jashtëm…