Kurti reagon pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë

30 tetor 2024 | 12:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka thënë se Kosova solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhur për të ndihmuar.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deri tani thuhet se 51 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë dhe shumë të tjerë janë zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së…