Musiala me kontratën e re do jetë më i paguari në Bundesligë

30 tetor 2024 | 15:45

Jamal Musiala pritet të rinovojë kontratën me Bayern Munich në ditët e ardhshme. Talenti gjerman, ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane dhe për këtë arsye “bavarezët” nuk duan ta humbasin në verë.

Duke ditur se kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, drejtuesit kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, për zgjatjen e bashkëpunimit. Sipas raportimeve nga Gjermania, rinovimi i është çështje kohe, me 21-vjeçarin që do të bëhet më i paguari në Bundesligë. Fantazisti do të ketë një pagë edhe më të madhe se Harry Kane, i cili merr 25 milionë euro në sezon.

Kjo do e bëjë Musialan si më të paguarin në kampionatin gjerman, ndërsa kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2024 ka kërkuar…