Presidenti Saraçini uron hendbollistet për suksesin e madh, pret rezultatet edhe nga hendbollistët
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka përkrahur nga afër hendbollistet e Kombëtares së Kosovës që fundjavën e kaluar shkëlqyen në Hasselt të Belgjikës. Vashat “dardane” fituan ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe u kualifikua në raundin e dytë kualifikues të Botërorit 2025.
Presidenti Saraçini ka vlerësuar lart suksesin e arritur nga hendbollistet, ndërsa është kujdesur që vajzat dhe shtabi teknik të kenë përkrahjen e duhur dhe kushtet optimale gjatë grumbullimit në Belgjikë.
Gjatë bashkëbisedimeve të vazhdueshme me hendbollistet dhe trajnerët, presidenti Saraçini është bindur për përkushtimin e të gjithë të përfshirëve për ngritjen e mëtejme të nivelit të Kombëtares. Pas ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, presidenti Eugen Saraçini ka uruar Kombëtaren, duke premtuar se përkrahja ndaj saj do të jetë edhe më e madhe, me synimin e qartë për kualifikim në Botëror.
“Ndërkohë presidenti Saraçini i uron sukses maksimal edhe Kombëtares së hendbollistëve që grumbullohet të hënën për ndeshjet e para të fazës së fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. I pari i shtëpisë kosovare të hendbollit është i bindur se hendbollistët tanë do të japim maksimumin dhe do të luftojnë pa kompromis për fanellën e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.