Dështimi i Ligjit për KPK-në, Raporti i Progresit e lë me faj Qeverinë dhe Kuvendin

30 tetor 2024 | 15:54

Raporti i Progresit për këtë vit sa i përket dikasterit të drejtësisë, ka mjaft kritika. Sipas raportit, dështimi për ta ndryshuar Ligjin për KPK-në, erdhi si pasojë se qeveria e kuvendi s’menaxhuan siç duhet me këtë proces. Madje edhe për reformën e munguar në drejtësisë, përmendet po ky aspekt.

“Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Konsultimet për këto reforma dhe për ndryshimet në ligjin për KPK-në u nxituan dhe nuk siguruan një rishikim kuptimplotë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Kjo ndikoi negativisht në cilësinë e legjislacionit dhe përafrimin e tij me qëndrimin evropian”, është thënë në Raportin e Progresit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Progresit ka goditur qeverinë rreth luftës me mediet.…