Xhudoja në shkolla po rritet
30 tetor 2024
| 16:06
Po vazhdojnë seksionet e xhudos në shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës. Kësaj radhe po ndajmë disa momente nga ushtrimet që po mbahen me rotacion, në SHFMU “Dardania” Pejë.
Në këtë shkollë, trajneri i xhudos Loris Sharapolli bashkë me nxënësit po i mësojnë vlerat e xhudos si miqësia, nderi, respekti në një atmosferë e energji të shëndoshë. Seksionet mbahen 1 herë në javë me nxënësit e klasave të ciklit të ulët 1 deri 5.
Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Ky program mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.