Me 1 nëntor zbulohet pllaka përkujtimore e Afrim Zhitisë, në vendin që e shenjtëroi vet
Mendres Zeneli, ish-bashkëveprimtar i Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut ka ndjerë dhimbjen për flijimin e tyre dhe të shokëve, Ali Ajeti, Bedri Sokoli, Ismet Krasniqi, Shukrije Obertinca e shumë të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës.
“Afrim Zhitia, kujtohet e nderohet nga Shoqëria Lëvizja, miqtë, familjarët, shokët, bashkëveprimtarët, veprimtarët e ilegales. Pllaka shënohet aty te vendi, ku Afrimi e Fahriu me shokë, më 01 nëntor 1989 e shenjtëruan vet”, ka shkruar ndër tjera Menderes Zeneli.
Postimi i plotë i tij:
Me 1 nëntor 2024, në ora 10:00 në rrugën “Haxhi Zeka” nr. 400, në Prishtinë, në vendin ku kishte mbajtur fjalim para protestuesve me datë 1 nëntor 1989, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për Afrim Zhitinë.
Afrim Zhitia, kujtohet e nderohet nga Shoqëria Lëvizja, miqtë, familjarët, shokët, bashkëveprimtarët, veprimtarët e ilegales. Pllaka shënohet aty te vendi, ku Afrimi e Fahriu me shokë, më 01 nëntor 1989 e shenjtëruan vet.
Ndjej dhimbje për flijimin tënd e të bashkëluftëtarit tënd, Fahri Fazliu e të shokëve, Ali Ajeti, Bedri Sokoli, Ismet Krasniqi, Shukrije Obertinca e shumë të rënëve tjerë.
Lavdi bashkëluftëtari e bashkëveprimtari im i ilegales Afrim Zhitia!
L a v d i të gjithë Dëshmorëve!
Bashkëveprimtari i Afrim Zhitisë, Menderes Zeneli.