Politologu Avdi Smajljaj, ka ironizuar me lajmin se gruaja e ministrit Liburn Aliu dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bslimi janë ndër gjashtë kandidatët më të poentuar për anëtarë të bordit të KOSTT.
Ai ka bërë me dije se qeveria Kurti është duke e kopjuar nepotizmin e qeverive të kaluara.
Smajljaj ka shkruar në “Facebook” se Qeverisë Kurti nuk do t’i bëjë punë as rritja e pagave.
“M’shoni burra. Erdhi Dita. Rritni edhe për nja 200 euro shlirë, se 55-shi nuk e mshel. Kur ka nepotizëm e korrupsion, duhet me këqyrë me rritje te pagave me ba najçka me mbledh vota. Kopje e lodhtë e regjimit të vjetër”, ka shkruar Smajljaj.