Hamza me qytetarë në Fushë-Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë dhe më të sigurt
31 tetor 2024
| 16:30
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarë në Fushë Kosovë.
Hamza ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po i bashkohen.
“Në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po na bashkohen. I tillë ishte edhe në Fushë Kosovë. Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.
Hamza ka thënë se PDK-ja “mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar”.