Dogana largon nga puna pesë zyrtarë për ‘shkelje të kodit të etikës’

31 tetor 2024 | 16:48

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka larguar nga puna pesë punonjës dhe se ka degraduar dy të tjerë për “shkelje të kodit të etikës”.

Sipas njoftimit të doganës, në bazë të hetimeve janë identifikuar prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forcon angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Haxhi Mazreku, ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave…