AGK-ja e shqetësuar me rastin gazetarit Kajtazi: Autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje

31 tetor 2024 | 16:50

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit.

AGK-ja është shprehur e shqetësuar, duke thënë se është rast i paprecedent, teksa ka bërë thirrje që të hetohet dhe të zbardhen rrethanat e kësaj ngjarje.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi. Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK-ja bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK-ja do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka larguar…