Haradinaj: Është zvogëluar mbi 95 për qind numri i azilkërkuesve nga Kosova

08 tetor 2018 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot takimin e nivelit të lartë të sundimit të ligjit.

Haradinaj ka thënë se janë mbledhur në këtë takim për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave, duke shtuar se kanë shumë punë për të bërë për t’ju treguar qytetarëve lidhur me këtë proces.

“Çështja e migrimit, është një prej çështje kryesore që Bashkimi Evropian dëshiron të sigurohet që nga Kosova nuk do të ketë migrim ndaj shteteve të BE-së. Pra ne kemi bërë punë të mirë, në stopimin e fluksit potencial dhe shifrat e azil kërkuesve kanë rënë drastikisht nga viti 2015 deri më sot, kemi rënie të azilkërkuesve me mbi 95 për qind me 67 mijë në 2015 me rënie 2800 në vitin 2018”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti Dihet që Thaçi në ndërmarrjen e tij me…