Hamza në Kaçanik ua premton prindërve nga 100 euro për fëmijët që detyrohen t’i çojnë në çerdhe private në mungesë të atyre publike
31 tetor 2024
| 21:16
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Kaçanikut, komunë në të cilën PDK-ja qeverisë.
Faqja e PDK-së, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Hamzës ku të rinjve ku iu premton avancim.
Një premtim i Hamzës është edhe subvencionimi me 100 euro për prindërit që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike e që detyrohen t’i çojnë në private.
“Të gjithë ata prindër që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike, kemi me i subvencionu me 100 euro për fëmijë në çerdhe private” ka premtuar ai.
Hamza ka premtuar edhe vende pune, e përkrahje për të rinjtë që të hapin bizneset e tyre.