Nuk kandiduan për zgjedhje, Molliqaj e pranon: Nuk e kemi mbështetjen për të kaluar pragun
31 tetor 2024
| 21:32
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka sqaruar arsyen se pse PSD ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Molliqaj ka sqaruar se arsyeja se pse PSD nuk po kandidon në zgjedhje është për shkak se nuk e ka mbështetjen për ta kaluar pragun.
“E thjeshtë është për ne, nuk e kemi mbështetjen për me kalu pragun”, ka thënë ai.
I pyetur nga Sadiku nëse kanë bërë matje për mbështetjen e qytetarëve, Molliqaj ka thënë se sondazhet janë bërë, e që sipas tyre, mbështetja e qytetarëve ka dalë vetëm 2% dhe jo 5% sa për të kaluar pragun.
“Absolutisht po kemi bërë matje. Jemi ma shumë se 2% po jemi larg 5%”, ka thënë Molliqaj.