“Jemi rrehë e sha me PDK-në e s’më kanë ataku, e këta…”, Florin Krasniqi i ashpër me VV-në
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka qenë i ashpër ndaj pushtetit të cilin tash e drejton ish-partia në të cilën ishte pjesë e saj.
Kjo për shkak të qasjes së VV-së ndaj Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), që Krasniqi thotë që nëse VV ka ngritur strukturë paralele atëherë kjo është rrezik i madh për sigurinë kombëtare.
Ai ka deklaruar se aleatët e Kosovës kanë investuar shumë në AKI, e as aleatët e as popolli i Kosovës nuk i lejon që pushteti ta bëjë këtë të cilën po e synon.
Tutje, Krasniqi ka paralajmëruar me pasoja ligjore ata që shkelin ligjin në AKI.
Ka thënë se “me PDK janë rrehë e sha”, por nuk e kanë atakuar siç ka bërë VV pas largimit të tij.
“Aleatët tanë kanë investu tepër shumë në AKI, pare kohë, autoritet, gjithçka. Nuk e lejnë një grup me manipulu Kosovën. Ata munden me më kqyr në sy e unë ju kallxoj, aleatët tanë e populli jonë që e ka la këtë vend gjak, mbanë mend. Jeni palaço, nëse jeni, nuk iu len. Kosova nuk ju len, aleatët tanë nuk ju lejnë. Keni me shku në burg, nuk ndodh”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.