PDK-ja nesër në 18:00 e mban Konventën për Bedri Hamzën kryeministër

01 nëntor 2024 | 11:30

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë nesër Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”.

PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ajo pritet të zgjasë deri në një orë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo konventë “nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u vetaksidentua…