“U tha, s’u bë”: Abdixhiku prezanton premtimin e parealizuar të Kurtit për sigurim jetësor e shëndetësor të policëve

01 nëntor 2024 | 11:42

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka ndarë një premtim që kishte dhënë kryeministri Albin Kurti, për sigurimin shëndetësor e jetësor të policëve.

“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi kreu i LDK-së.

Në videon e postuar nga Abdixhiku, Kurti shihet teksa thekson se policia meriton sigurim jetësor e shëndetësor.

“Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policor sigurimin jetësor e shëndetësor, si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, dëgjohet teksa thotë Kurti në video.

Para se të nis fjalimi i tashmë shefit të qeverisë, aty shkruan “U tha”, ndërsa pasi mbaron deklarata shkruan “S’u bë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime…