Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj kujton momentet e fundit të takimit me heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin
01 nëntor 2024
| 11:54
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar momentet e fundit të takimit me heroin e Kosovës.
“Sot përkujtojmë ditëlindjen e Heroit Zahir Pajaziti. Si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishim takime të rregullta. Herën e fundit e takova një javë para rënies së tij, ku ndamë çajin e përgatitur nga Nëna Azë”, ka shkruar ai.
Brahimaj tha se Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit, duke i edukuar bashkëluftëtarët për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të lirisë. Kujtimi i tij do të na frymëzojë përjetë.