Vajza e tij ‘hoqi dorë’ nga mbiemri Obama për të mirën e… Ja si ndihet ish-presidenti amerikan pas këtij vendimi
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbështetur vendimin e vajzës, Malia, e cila ka vendosur që të heqë mbiemrin e vajzërisë, për karrierën e saj filmike.
26-vjeçarja hoqi mbiemrin në fillim të këtij viti, në filmin e saj debutues “The Heat”, të cilin e drejtoi ajo në aspektin e regjisë.
“The Heart” u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku emri i saj si regjisore në film, u shfaq si “Malia Ann”, një emërtimi i marrë nga emri i saj i parë dhe i mesëm.
Ndërkohë në një intervistë të re në podkastin “The Pivot”, ish-presidenti ndau mendimin e tij, për sa i përket vendimit të vajzës së tij.
“Sfida për ne është që të ata të na lejojnë t’u japim atyre çdo ndihmë. Dua të them, ata janë shumë të ndjeshëm për këtë çështje. Ata janë shumë kokëfortë për këtë”, tha Barack Obama.
Ish-presidenti deklaroi se i tha asaj që njerëzit përsëri do t’a dinin se ajo është vajza e ish-presidentit, pavarësisht nëse ajo përdor emër tjetër.
“Unë i thashë: ‘Ti e di se ata përsëri do ta dinë se kush je ti’. Dhe ajo më tha: ‘E di çfarë? Unë dua që kur njerëzit ta shikojnë emrin tim për herë të parë, të mos konstatojnë menjëherë lidhjen që kam me ty’. Kështu që unë mendoj se vajzat tona bëjnë gjithçka për të mos u përpjekur t’a përdorin atë mbiemër”, u shpreh Obama.