Cubarsi: Yamal nuk ka kufij, mund ta fitojë ‘Topin e Artë’
Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka lavdëruar shokun dhe bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke thënë se ai nuk ka kufij dhe mund ta fitojë shumë shpejtë “Topin e Artë”. Cubarsi ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ku shprehu ambicien e tij për të ardhmen e tij te Barcelona.
“Unë dua të fitoj të gjithë titujt në Barça, dua të kaloj gjithë karrierën time këtu”, ka thënë Cubarsi për “RAC1”. 17-vjeçari gjithashtu lavdëroi shokun e skuadrës së Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal. “Lamine Yamal nuk ka kufij. Është e ndërlikuar ta ndalosh atë. Asnjëherë nuk e di se në cilën rrugë do të shkojë. Lamine Yamal mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Të gjithë e shohin se kush është Lamine, por unë e njoh prej kohësh. Ai ka aftësitë e nevojshme për ta arritur atë”, ka përfunduar mbrojtësi i Barçës.