Ish-ministri merret në pyetje në SPAK për ’21 Janarin’, Saimir Tahiri: Kam qenë protestues

01 nëntor 2024 | 13:05

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri u mor në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.

Top Channel raporton se ai u paraqit në SPAK në orën 09:30, ndërsa u pyet në lidhje me dosjen për “21 Janarin” për më shumë se një orë.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli po kalon një moment të mirë si në kampionat…