Ulen vlerat e manganit në Badovc, por uji ende i papijshëm

01 nëntor 2024 | 13:22

Vlerat e manganit në liqenin e Badovcit janë ulur ndjeshëm, por uji mbetet ende i papijshëm. Këtë e ka konfirmuar Burbuqe Nushi – Latifi, udhëheqëse e Komisionit për ujëra dhe koordinatore në IKSHPK.

“I kemi marrë 15 monstra prej rrjetit të zonës, e cila furnizohet nga Badovci. Vlerat janë më të ulëta sesa ditëve të mëhershme, janë 0,2 deri në 0,4. Ndërkaq ka pasur vlera që kanë shkuar deri në 500 e 600. Standardi ligjor është 0,05 miligram për litër”, ka thënë ajo në RTK.

Nushi-Latifi ka treguar se sivjet ky fenomen është lajmëruar më herët dhe po zgjat më shumë. Sipas saj, ndryshimet klimatike dhe infrastruktura e liqeve ndikon në rritjen e manganit. “Është fenomen që ndodh gjithkund gjatë ndërrimeve sezonale. Pse po ndodh në liqenin e Badovcit është për shkak të infrastrukturës që ka, por secili liqen që është i destinuar për ujë të pijshëm e ka infrastrukturën asisoji që mund të ndërrohet niveli i përputhjes së ujit dhe përcjelljen e tij në fabrikë. Te Badovci është vetëm në një vend dhe nuk ka mundësi me lëviz me atë përthithje”, ka sqaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë…