Gërvalla takon homologen kanadeze, mirënjohëse për mbështetjen ndaj Kosovës

01 nëntor 2024 | 13:41

Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, u takua me homologen e saj kanadeze, Mélanie Joly.

Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Kanadasë për Kosovën dhe ndërtimin e partneritetit të fuqishëm ndërshtetëror.

Përgjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kuadër të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo vlerësoi lart angazhimin e Kanadasë në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes së Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Kryediplomatja kosovare theksoi se integrimi i Kosovës në NATO është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhet varrimi i Hanife Qerimi-Sylës, gruas 46-vjeçare që ndërroi…