Majko për hekurudhën Prishtinë-Durrës: “Zemra” e projektit është lidhja e Shkodrës me Gjakovën

01 nëntor 2024 | 14:52

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti Pandeli Majko, ka publikuar dizajnet e hekurudhës Prishtinë – Durrës.

Majko tha se hekurudha që lidh Prishtinën me Durrësin përfaqëson një nga projektet më madhore që po zhvillojnë Kosova dhe Shqipëria.

“’Zemra’ e projektit është lidhja e Shkodrës me Gjakovën! Hekurudha kalon në qarkun e Kukësit. Mbaërsi”, shkroi Majko.

Marrëveshja për nisjen e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës mes Prishtinës e Durrësit ishte nënshkruar në vitin 2021, gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e paraparë të mbahej sot ndaj zyrtarëve komunalë të…